Lulzim Basha: Sudja është Rama, ka qethur flokët dhe ka lënë mjekër

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lideri demokrat Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili pas mbledhjes së qeverisë në një dalje për mediat tha se plani i PD-së për daljen e vendit nga kriza, është si ai i Sudes.

Basha tha se vetmja Sude sot është Rama, pasi sipas tij u merr lekët qytetarëve dhe nuk ua kthen.

Sudja është ajo që merrte lekët njerëzve? Kështu dhe i mbante për vete! Sudja ishte një person që i merrte lekët njerëzve dhe i merrte për vete. Sudja ka prerë flokët, ka lënë mjekër dhe quhet Edi Rama. Këtë bënte dhe Sudja, këtë bente dhe Vehbiu, këtë ben sot Edi Rama. U merr lekët qytetarëve dhe s’ua kthen. Ky kapet pas karriges së kryeministrit, ajo ishte një hajdute ordinere, ky është kryeministri i vendit. Çfarë nuk ka bërë që të rri në atë karrige, dashni me personat e listës së zezë, masakër zgjedhore. Kujt i bie të jetë Sudja sot, është Edi Rama”, u shpreh Basha.

Zjarr Tv Ad