Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sërish një numër të madh qytetarësh në qytetin e Lezhës.
Sapo ka mbërritur në qytetet Basha është shoqëruar na shumë qytetarë dhe makina me flamurin e PD-së.
Basha ka ndaluar dhe ka zhvilluar disa takime me bizneset në Lezhë, ku ka folur për situatën ekonomike.
“E para që duhet të lagojmë është ai që për 8 vite nuk ju ka ndihmuar. Kur pushteti është në duart e e një njeriu, do të punojmë bashkë. Do iu çlirojmë nga taksat e larta. Lezha ka pasuri të jashtëzakonshme. Ka prosperitet të jashtëzakonshëm, prosperitet. Një nga zonat më të bukura të ballkanit,” tha Basha ndër të tjera.
Kujtojmë që kryetari i PD-së dy ditë më parë iu vendos një gjobë 50 milion lekë (të vjetra) pas tubimit masiv në Kavajë, ku ishin mbledhur qindra persona pa respektuar masat kundër koronavirusit.