Lulzim Basha takohet me “qëndrestarët” e Tiranës: Më ftuan për kafe dhe folëm hapur! Energjitë e mia do ia përkushtoj një opozite të vërtetë

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha thotë se është takuar me një grup kontribuesish dhe qendrestarësh të PD-së në degën 2 në Tiranë. Sipas tij, kanë qenë vetë këta të fundit që e kanë ftuar për kafe dhe kanë zhvilluar një bisedë të hapur dhe të drejtpërdrejtë..

Ai flet për një rikthim në Partinë Demokratike, por thekson se “nuk do të bëhem kurrë pjesë e baltosjes, edhe kur të vazhdojnë siç kanë rinisur me të njëjtat sulme, gënjeshtra e mashtrime.”

Lulzim Basha kujton dorëheqjen e dhënë më shumë se një vit më parë, sepse siç thotë, e dinte se prej luftës së brendshme në PD do të përfitonin vetëm kundërshtarët, por përsëri ai e bëri hapin e tij.

“Prandaj e ndjej për detyre t’i përkushtoj energjitë e mija tek një opozitë e vërtetë në shërbim të njerëzve. Vetëm një alternativë e qartë, që ka në qendër hallet e qytetarëve dhe jo ato të politikanëve mund të sjellë ndryshimin e vërtetë”, vijon ish-kryedemokrati.

Zjarr Tv Ad