Kreu i PD-së Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët ka folur për luftën ndaj korrupsionit, pas rastit të djeshëm, ku ra në prangat e policisë ish-ministri i mjedisit Lefter Koka. Basha tha se për Shqipërinë është jetike sfida kundër korrupsionit, pasi vetëm në këtë mënyrë, qeverisja përkthehet në mirëqënie për shqiptarët.
Sipas kreut të PD-së, edhe në kohën e PD-së ka qenë i pranishëm ky fenomen, prandaj ëhstë koha që demokratët të shohin përpara.
FJALA E LULZIM BASHËS:
Dua ti drejtohem publikut me 4 mesazhe të qarta, nisur nga afera më e madhe ajo e mafias së inceneratorëve: Sfida kundër Korrupsionit, njësoj si dekriminalizimi, është JETIKE PËR SHQIPËRINË Sfida kundër Korrupsionit është, njësoj si dekriminalizimi, JETIKE PËR SHQIPËRINË, për shtetitn ligjor, për të drejtat e njeriut, për të ardhmen europiane që duan të gjithë shqiptaret!!!
Pa rezultate konkrete në këtë luftë, asgjë nuk mund të ndryshojë! Kur Amerika e vendos sfidën kunder korrupsionit prioritetin e saj madhor, sepse ai cënon interesin kombëtar, po ne këtu?? Ku një grusht njerëzish kanë grabitur çdo gjë? Ku ministra të qeverisë pastrojnë para dhe grabisin fonde publike??? Vetingu i politikanëve është në fakt vetëm një mjet për të sfiduar korrupsionin dhe lidhjet me korruksonin Mbështesim drejtësinë në të gjitha veprimet kundër këtij armiku të mirëqenies së shqiptarëve!!
Unë dhe PD përshëndesim të gjithë ata prokurorë dhe hetues të sistemit të ri të drejtësisë që kanë filluar të godasin korrupsionin në nivelet më të lartë me gjithë presionin e madh të përditshëm!! Ashtu sic kemi bërë dhe do vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë me denocimet për korrupsionin galopant te qeverise Rama, qeveria me e korruptuar ne Europe sipas gjithe rapoeteve ndërkombëtare, ashtu ne do te perkrahim dhe përshëndesim me forcë të gjitha goditjet që drejtësia bën kundër armikut të mirëqenies së shqiptarëve!!
E di që shpesh kjo retorikë mund të duket bajate, sespe edhe ish-qeverisja e PD ka patur pjesën e saj në këtë plagë të madhe për gjithë shoqërinë!!! Por ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga e kaluara jonë e keqe, dhe te zgjedhim të ardhmen që vetëm ne mund ta sjellim për shqiptarët!