Lulzim Bashës do i bëhej atentat në 2017-ën? Belind Këlliçi: Çështje e inskenuar, fabul për të mbushur portalet

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për deputetin e Partisë Demokratike Belind Këlliçi, atentati i planifikuar ndaj Lulzim Bashës në vitin 2017 është i inskenuar. Ai u shpreh se nuk ka pasur asnjë plan për të vrarë Lulzim Bashën.

Ai tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk duhet hequr vëmendja nga çështjet e rëndësishme duke u fokusuar në një nga mijëra e-mailet e nxjerra në publik nga hakerat.

“Lajmi për atentatin ndaj Bashës ka qarkulluar njëherë në vitin 2017, ka qarkulluar vetëm një ditë nëpër portale. Do doja që mes mijëra email-ve, të paktën të fokusoheshim te çështje serioze dhe te gjërat që kanë thelb. Nuk besoj se ka pasur një atentat, kam përshtypjen se është i inskenuar. Më duket si një fabul për të mbushur portalet”, theksoi Këlliçi.

Në dokumentet e publikuara nga hakerat thuhet se se pas disa hetimeve ishte arritur në përfundimin se ishte planifikuar një atentat ndaj ish-kryetarit të PD, Lulzim Bashës që do të kryhej nga tre persona në vitin 2017.

Zjarr Tv Ad