Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar lidhur me takimet që Lulzim Basha ka nisur të zhvillojë me një grusht njerëzish.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Kokalari teksa shkruan se Basha është i dështuar, thekson se grupimi i këtij të fundit ka një shans fantastik për t’iu bashkuar PD-së.
Kokalari, ka edhe një thirrje revolucionare për Elisa Spiropalin, që kujton se Berisha është ‘i vdekur’.
“Lulzim Basha tashti vendosi të filloj ‘foltoret’. Lulzim, ke dështuar rëndshëm dhe bashkë me ty dhe ata që besuan sa do pak tek ty.
Boll me komeditë. Boll se s’ka nge populli. Enkelejd L. Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe të gjithë të tjerët kanë një shans fantastik në këtë moment ti bashkohen PD-se së vërtet e të vazhdojmë betejën kryesore për të nxjerrë vëndin nga llumi dhe moçali.
Madje dhe Luli bën mirë të ulet e të flasë me Berishën, ti kërkoj falje dhe të kthehet në parlament si deputet i Partisë që e bëri dhe ç’bëri.
Asgjë tjetër nuk funksionon. Nëse se keni kuptuar deri tashti forcën e Sali Berishës, di t’ju them që lufta përpara është akoma më e ashpër.
Një thirrje revolucionare Elisa Spiropali që kujton se Berisha është ‘i vdekur’. Në çfarë planeti jeton Elisa? Ndoshta duhet të dalësh në terren qoftë ti, qoftë Edi dhe të shikojmë kush është më energjik dhe plotë jetë mes jush, Berisha apo ti & Edi bashkë?”, shkruan Kokalari.