“Lulzim, kudo që të shkosh, më parë shkojnë dosjet e tua”, Berisha akuza të forta për Bashën: Mori pjesë në skenarin e shpalljes time non-grata për të shpëtuar lëkurën e tij

0
304
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD Sali Berisha gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët deklaroi se Lulzim Basha ishte marrë peng nga Edi Rama dhe se ishte ai që firmosi për largmin e tij nga Partia Demokratike. Berisha po ashtu tha se nuk donte të bënte profetin, por  i kishte thënë Bashës se kudo që të shkonte do të ndiqej nga dosjet e tij.

Deklaruat se zoti Basha ishte marrë peng, a ishte marrë nga PS apo organizata të tjera ndërkombëtare?

Berisha: Ai ishte peng i Edi Ramës, së dyti i kam deklaruar më herët se si ai firmosi për të larguar Berishën nga PD dhe morri pjesë në skenarin sinemateria të shpalljs sime on-grata për qëllime të tij. Paska qenë keqësisht i kapur dhe mendoi se në atë mënyre do shpëtonte lëkurën e tij. Por unë i thashë, e vërteta vonon por nuk harron. I kisha deklaruar atij: Lulzim, kudo që të shkosh, para teje shkojnë dosjet e tua. Nuk dua të bëj profetin, por këto ja kam thënë. Këto janë akte që nuk janë kopetencë e Bashës apo e Ramës, por të sigurisë madhore kombëtare, tjetër punë se i ka në dorë Rama dhe bën si do. Bëhet agresion i madh ndaj vendit, dhe nuk mblidhet as këshilli i mbrojtejs kobëtare, as komiteti. Ai çfarëdo gënjen e mashtron, sillet sikur është nën çifligun e tij në Surrel.

Zjarr Tv Ad