Lumë akuzash mbi shpinë, ekstradohet nga Greqia fieraku

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy shqiptarë të akuzuar dhe dënuar në vendin tonë janë ekstraduar nga Greqia nga Interpol Tirana, një prej të cilëve i dënuar me 16 vjet burg. Konkretisht nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Ali Toskaj, 36 vjeç, lindur në Fier.

Toskaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin në vitin 2017 e ka dënuar me 16 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, “Vjedhje me armë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Gjithashtu, po nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar G.B., 48 vjeç, pasi autoritetet Greke të drejtësisë kanë miratuar ekstradimin e tij, drejt vendit tonë.

Shtetasi G.B. ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec në vitin 2017, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale,” Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tyre në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Zjarr Tv Ad