Lumë ankesash, shkarkohet drejtoresha e zyrës Arsimore në Mat

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtoresha e zyrës Arsimore në Mat, Arjana Rama është shkarkuar nga detyra.

Ka qenë ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila në një dalje për mediat ka bërë të ditur se shkarkimi i saj ka ardhur si pasojë e ankesave në portal.

Shahini theksoi se nga Mati kanë ardhur një rekord denoncimesh.

“Nga Mati ka rekord ankesash. Ankesat kanë të bëjnë kryesisht me mësuesit, kanë të bëjnë me transferimin e mësuesve nga shkolla në shkollë. Morëm shkas nga një emisionin për një mësuese që ecte dy orë në këmbë për të shkuar në shkollë.

Ajo kërkoi një vend më të afërt, por zyra e Arsimit nuk ia mundësoi në Mat. Ajo që është e papranueshme është se zyra e arsimit nuk ka kthyer as përgjigje.

Si rezultat është pezulluar nga detyra dje drejtueja e zyrës arsimore Mat. Në Gramsh gjithashtu para një viti është larguar nga detyra drejetori dhe ishte komanduar një specialist aty, edhe ky ka marrë vendimi të gabuara dhe i është hequr detyra për këtë është dërguar një specialist i ministrisë aty”, – u shpreh Shahini.

Zjarr Tv Ad