Lumi Shkumbin mbulohet nga mbeturinat, mund të përfundojnë deri në det/ Banorët: S’kemi zgjidhje tjetër, nuk ka kosha…

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përrenjtë dhe lumi Shkumbin që kalon në qarkun e Elbasanit, janë mjaft të ndotur. Banorët e zonave përreth gjejnë mënyrën më të shkurter, por më të gabuar duke i hedhur mbetjet në shtratin e tyre. Justifikohen me faktin se bashkia nuk ka sjellë kontinierë në zonat e tyre, ndaj s’kanë zgjidhje tjetër.

Nga ana e tij, inspektoriati i Mjedisit thuajse ka qënë inekzistentë në terren. Nëse marrim parasysh faktin se këto ujëra të ndotur, përfundojnë në det nga ku vijon sezoni i plazhit situata është edhe më shqetësuese.

Janë të shumtë qytetarët të cilët kanë zgjedhur të pushojnë në plazhet e Shqipërisë, kjo është një situatë alarmante duke parë se rrezikohet që këto mbetje të përfundojnë deri në det.

Janë zhvilluar disa herë fushata sensibilizuese, të cilat kanë pasur si qëllim të ulin nivelin e ndotjes në këtë zone, që është shumë e rëndësishme. Një pjesë e lumit Shkumbin, përdoret edhe si plazh nga banorët të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në plazhe.

 

Zjarr Tv Ad