Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia e Sarandës ka bllokuar një skaf si dhe ka gjobitur me dy gjoba pronarin.
Bëhet me dije se është bllokuar mjet lundrues skaf dhe ndëshkohet me 2 masa administrative 100.000 lekë dhe 10.000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues, i cili nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese dhe nuk dispononte dokumentacionin përkatës, në bordin e mjetit.
Polici njofton se gjatë dy javëve të para të muajit Gusht, nga Policia Kufitare Sarandë, janë bllokuar 54 mjete lundruese, ndërkohë që përgjatë gjithë sezonit turistik e deri tani, në Sarandë, janë bllokuar gjithsej 86 mjete lundruese.