Lungomarja, investimi që u cilësua se transformoi Vlorën po humb shkëlqimin nga dëmtimet. Qytetarë e turistë akuzojnë bashkinë për mungesën e mirëmbajtjes por dhe mungesën e kulturës për të mbrojtjes së investimeve publike.
E përfunduar në vitin 2017, Lungomarja u cilësua investimi që transformoi Vlorën.
Por mungesa e kujdesit nga institucionet dhe vetë qytetarët po i heq shëtitores shkëlqimin
Një pjesë e pemëve janë tharë, ndërsa ata që janë shkulur nuk janë zëvendësuar duke lënë gropa bosh.
Edhe Projekti i stolave inteligjentë që u reklamua shumë dhe që kushtoi 400 mijë euro, tashmë ka dalë jashtë funksionit!
Qytetarët akuzojnë autoritetet për degradimin e investimit.
Por nuk ngurojnë të gjejnë përgjegjësi edhe tek kultura e munguar e mbrojtjes së pronës publike.
Ndërtimi i Lungomares kushtoi 17.2 milion euro, ku 12 u financuan nga fondet IPA të BE dhe 5.2 nga qeveria Shqiptare.