Lushnja 5 ditë pa ujë, debati mes shkrimtarit dhe Saimir Korreshit: Njerëzit s’dalin për hallet e veta

0
151
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qyteti i Lushnjës dhe rrethinat kanë 5 ditë pa ujë. Shkak është bërë zëvendësimi i tubit kryesor të furnizimit nga burimet deri në Depot e Virovës.

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka denoncuar rastin disa herë nëpër media sociale për problematikën hera-hërës duke përdorur ironinë dhe batutat.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe shkrimtari i njohur Ilir Levonja. Ai shkruan se qytetarët kanë harruar të ngrihen në protesta edhe pse në një vend demokrat.

“Qytetareve lushnjare … nese keni 5 dite pa uje, ku qeveriu ju quan budallenj, deputeti prodhon batuta dhe babalet hiqen per opozite reale…, me vjen keq ta them, por e meritoni. Dhe keshtu keni per te mbetur pa shtylle kurrizore, qull, as mish e as peshk. Keni harruar sheshet, keni harruar qe jemi qyteti i pluralizmit, i protestave te para, i demokracise” shkruan ai në postimin e tij.

Në këtë reagim të shkrimtarit ka komentuar edhe deputeti Korreshi, i cili thotë se njerëzit nuk dalin në protestë për hallet e veta, por për vetëm për Big Brother, teksa shton se një deputet vetëm nuk mund të bëj asgjë.

“Batutat e mia behen per te vetmin qellim qe te behet lajm. Ne te kundert asnje sti merr statuset dhe cka denoncon. Se dyti deputeti i Lushnjes nuk ka prodhuar vetem batuta por edhe protesta por kur njerezit nuk dalin per hallet e veta por vetem per big brother. Kur te me njohesh nga afer do ta shikosh qe nuk prodhoj vetem batuta. Dhe dicka tjeter nga larg eshte e kollajt per te shkruar po hajde jetoni njehere ketu. Te pershendes.

Zjarr Tv Ad