Lushnja i nënshtrohet dezinfektimit, me grafik do veprohet çdo tre ditë në zonat e qytetit

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fillimi i muajit gusht ka pasur një numër të shtuar të të prekurve me Covid 19 në qytetin e Lushnjes. Qytetarët nuk zbatojnë protokollin e ministrisë që përcakton distancimin fizik, vendosjen e maskave dhe grumbullimet masive.

Në këto kushte, pushteti vendor ka nisur disinfektimin e ambienteve publike, kryesisht parqet e qytetit ku grumbullohen pensionistet, po ashtu edhe zyrat e shërbimeve, të administrates, dhe spitale.

Zëvendës drejtori i Ndërmarrjes së Pasurive Publike, Gazment Çela, shprehet se puna është ndërtuar me grafik për të dezinfektuar të gjitha lagjet e qytetit.

Gazment Çela: ‘’Duke filluar që nga dita e sotme, kemi hartuar një program pune nga bashkia dhe Ndërmarrja e Pasurisë Publike, për dezinfektimin e qytetit, sidomos ku ka shumë popullsi, por edhe grafik lagjesh e intitucionet shtetërore. Grafikët e lagjeve i ndajmë mw ditë, të paktën të kalohet 1 herë në 3 ditë çdo ditë. Sot kemi vetëm ambientet publike, dhe lulishtet, ku rrinë njerëzish, por sidomos pensionistët.’’

Zjarr Tv Ad