Lushnje: Covid mbyll dhe ISSH, gratë shkojnë në Fier të lindin

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Godina e Institutit të Sigurimeve Shënderësore në Lushnje është mbyllur për shkak se një punonjëse e këtij institucionin ka rezultuar positive me covid 19.

Në këto kushte punonjësve u është marrë tamponi dhe pritet përgjigjia e analizave. Të gjithë punonjësit janë të karantinuar në shtëpi dhe do të jetë përgjigjia e analizave që do të mundësoje nisjen e punës

Ndërkohë pas mbylljes së maternitetit të Lushnjes ku rezultoi pozitive me Covid një mjeke gjinekologe, gratë shtatëzënë janë paraqitur në maternitetin e Fieri. Vetëm dje dhe sot 5 gra nga zona e Lushnjes kanë sjellë në jetë vogëlushët e tyre në maternitetin e Fierit, ndërsa vijojnë konsultat edhe paciente të tjera.

Një ditë më parë një mjeke gjinekologje e maternitetit të Lushnjes rezultoi pozitive me covid, duke çuar në pezullimin e shërbimit në maternitetin “Ihsan Çabej” deri në daljen e rezultateve të të gjithë tamponëve të marrë edhe tek pjesa tjetër e stafit. Deri në një njoftim të dytë, të gjitha shërbimet do të kryhen ne maternitetin e Fierit dhe në qendrat shëndetësore të Lushnjes.

Zjarr Tv Ad