Lushnje/ Ushtronte dhunë ndaj babait, arrestohet 55-vjeçari

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Lushnjes ka parandaluar në kohë përshkallëzimin e një konflikti, duke vënë në pranga një 55-vjeçar pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Uniformat blu bënë të mundur dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti, arreston autorin e dyshuar dhe sekuestron armën e zjarrit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan një 55-vjeçar pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve policore u shmang përshkallëzimi i konfliktit duke parandaluar ndodhjen e një ngjarje të rëndë kriminale pasi policia i bllokoi 55-vjecarit edhe një armë zjarri të mbushur me fishekë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

 

Zjarr Tv Ad