Lutfi Dervishi: Tekstet e dorëheqjes i qajnë me lot!

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste Rrahman Rraja ka dhënë dorëheqjen këtë të shtunë, pas videos së dhunës në Krujë ku fisi Rraja godite barbarisht me shkopinj bejsbolli kushërinjtë Maja.

Përmes një reagimi zyrtar, deputeti Rraja shprehej se jep dorëheqje në mandatin e tij të dytë pasi ndihej i turpëruar dhe i keqardhur në lidhje me ngjarjen, ku citonte “Fatkeqësisht unë dështova si prind dhe ndjehem i turpëruar publikisht nga fëmija im. Ju kërkoj ndjesë shokëve dhe kolegeve të grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit të deputetit dhe tërheqjen time nga jeta politike”.

Lidhur me deklaratën e tërheqjes, gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar me një postim në ‘Facebook’ ku shkruan “Të rimë shtrembër e të flasim drejt, tekstet e dorëheqjes i qajnë me lot”.

Zjarr Tv Ad