“Lypëm dritë, gjetëm terr”, qytetarët në Prishtinë protestojnë kundër rritjes së çmimit të energjisë

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qindra qytetarë po protestojnë sot në Prishtinë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Me mbishkrimet, ”Ju e rrisni çmimin, ne rezistencën”, “Krejt rrogat në rrymë”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Lypëm dritë, gjetëm terr” dhe thirrjet “Populli i bashkuar ka për të fituar”, qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tarifat e reja të energjisë.

Protestuesit janë nisur nga sheshi Zahir Pajaziti drejt Kryeministrisë.  Kjo është protesta e dytë brenda pak ditëve, pasi qytetarët protestuan edhe më 26 Janar kundër rritjes së çmimit.Së fundmi Qeveria ka thënë se ka ndarë 75 milionë euro që të subvencionojë një pjesë të faturave të energjisë.

Zjarr Tv Ad