Aktivistja Evi Kokalari tregoi një ditë më parë se ka patur një përplasje verbale me deputetin Agron Gjekmarkaj në aeroportin e Nju Jorkut teksa të dy po ktheheshin për në Shqipëri.
Kokalari shkruante se u përball me Gjekmarkajn në aeroport dhe kishte bërë një batutë me të, por sipas saj ky i fundit e ka ofenduar, duke i thënë“Ma va fancu&o”.
“Në airport duke u futur në avion kalova perpara deputetit Agron Gjekmarakaj. Me shaka i thashë “Po kerkon shishen”? Pergjigja e deputetit: “Ma va fancu&o” Po, po, ky është niveli i Gjekmarkajt. Pa fjalë!! Te them ky nivel është shumë i ulët është pak. Ky njeri nuk duhet të jetë as pedagog dhe as deputet. Duhet të ngrejmë standard intelektual kudo”, shkruan Kokalari.
Pas kësaj akuze, ka ardhur dhe reagimi nga ana e deputetit, i cili hedh poshtë pretendimet e Kokalarit, duke thënë se nuk përdor fjalor të tillë dhe se nuk e njeh zonjën në fjalë.
“E para fjalor rrugaçi nuk perdor kurrë me zonja shume më teper xhentil nga e zakonshmja perpiqem te jem me to. Personin në fjalë as e njoh e as e kam takuar gjekundi, as parë nga afer. Se di në udheton në të njejten linje me mua se nuk është puna ime se balonë e madhe hesapi me dy kate e shumë gjind. As per fytyrë se njoh as nga koha folklorike e foltoreve ku na bënte gjyqet e axhit propit se fiksova. S’ja mora kurrë per keq ! Gjithkush mendoja bie në sy sipas menyres së vet. Nuk e kuptova kurrë kush ajo tamam, mes dilemash?! Grua shqiptare qe zien nga nostalgjia per dheun e të pareve apo nuse e nje greku të moshuar me mbiemer Anxhelakis qe pikellohet nga merzia e lyp ngjarje”, shkruan Gjekmarkaj.