Macron dhe Presidenti i Kinës marrëveshje miliarda dollarësh

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Francës Macron dhe Presidenti i Kinës Xi kanë njoftuar një marrëveshje të re tregtare me vlerë 13,5 miliardë euro. Macron dhe Xi shprehën njëkohësisht mbështetjen për Marrëveshjen e Parisit për Klimën.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Presidenti kinez Xi Jinping deklaruan një bashkëpunim të fortë shumëpalësh dhe rritjen e tregtisë së lirë. “Kina dhe Evropa janë të të njëjtit mendim, se një luftë tregtare sjell vetëm humbës,” tha Macroni gjatë një vizite në Pekin. Prioriteti tani është zhvillimi i qasjeve të reja në treg dhe i partneriteteve midis kompanive.

Prandaj, të dyja vendet nënshkruan marrëveshje të reja tregtare me vlerë 13.5 miliardë euro (15 miliardë dollarë amerikanë). Në veçanti dokumenti në fjalë mbulon transportin ajror, financat dhe mjedisin. Kina dhe Franca shpresojnë që marrëveshja të forcojë bashkëpunimin në prodhimin e avionëve dhe të helikopterëve.

Sinjal demonstrativ kundër SHBA

Vizita e Macronit në Kinë mund të merret edhe si sinjal për të zbutur tensionet e vazhdueshme që mbizotërojnë në ekonominë botërore dhe në tregti, veçanërisht në lidhje me luftën tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit, por edhe për shkak të presionit në rritje mbi Kinën nga BE. BE e kritikon udhëheqjen në Pekin se pavarësisht nga premtimet e mëdha për reforma i diskriminon sipërmarrjet evropiane.

Por nuk u fol vetëm për bashkëpunimin ekonomik. Macron gjithashtu foli edhe për probleme te liritë bazë dhe tek të drejtat e njeriut, veçanërisht në lidhje me protestat e vazhdueshme në Hong Kong. Macron dhe Xi gjithashtu u deklaruan në mbështetje të Marrëveshjes së Klimës së Parisit. Të dy theksuan “mbështetjen e tyre të fortë” për paktin global të vitit 2015. Marrëveshja e Parisit është e pakthyeshme dhe “një busull për veprime më energjike mbi klimën”, thuhet në një deklaratë për vizitën e Macronit në Kinë.

Paralajmërim për pasojat e ndryshimit të klimës

Në letër, të dy presidentët paralajmërojnë për rrezikun e “humbjes së biodiversitetit”. Ndryshimi i klimës kërcënon veç kësaj paqen dhe stabilitetin në të gjithë botën. Këto deklarata janë një sinjal demonstrativ kundër vendimit të SHBA për tërheqjen Nga marrëveshja e Klimës. Uashingtoni e njoftoi zyrtarisht daljen e tij të hënën. Vendimi u prit me kritika masive në të gjithë botën. Marrëveshja hyri në fuqi para tri vjetësh

Zjarr Tv Ad