Macron i drejtohet BE-së: Rishiko raportet me Ballkanin Perëndimor, duhet t’iu ofrojm sinqeritet

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi të mërkurën se Bashkimi Evropian duhet të rishikojë raportet e tij me Ballkanin Perëndimor. Ai tha se shteteve të Ballkanit, BE-ja duhet t’iu ofrojë perspektivë “të sinqertë” për anëtarësimin në bllokun evropian.

Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Mali i Zi kanë përparuar më shumë në bisedimet për anëtarësim në BE. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë dështuar që të nisin bisedimet për anëtarësim, për shkak se Bullgaria ka vendosur veto duke u thirrur në mosmarrëveshjet që ka me Shkupin sa i përket historisë dhe gjuhës. Ndërkaq, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë të fundit në procesin e integrimit drejt BE-së.

Franca, që nga 1 janari ka marrë kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së BE-së, ka dhënë sinjale se do ta ketë në fokus të Presidencës rajonin e Ballkanit Perëndimor. Macron, sipas REL, është shprehur se Europa nuk mund t’i largohet përgjegjësisë për Ballkanin Perëndimor. “Vendet e Ballkanit Perëndimor si nga aspekti gjeografik, nga historia tragjike dhe për premtimet e të ardhmes janë në zemër të kontinentit europian. Ato mbajnë shenja që na kujtojnë brishtësinë e paqes dhe forcën e bashkimit tonë europian”, është shprehur presidenti francez.

“Jo një anëtarësimit kundër për t’ju përgjigjur përpjekjeve destabilzuese të fuqive të tjera në rajon, por një anëtarësimi pro që shtrihet në një afat kohor të arsyeshëm”, është shprehur presidenti francez. Ai ka rikujtuar, se tashmê Bashkimi Europian ka modernizuar procedurat e negociatave të anëtarësimit përmes metodologjisë së re të zgjerimit tê BE-së.

“Por ne e dijmê, që Europa aktuale reale, me rregullat e saj të funksionimit, nuk mund të bëhet një Europë me 31, 32 apo 33 anëtarë. Kjo nuk është e vërtetë. Ne do të gënjenim veten tonë nëse nuk pranojmë këtë” ka thënë Macron. Ai ka shpjeguar, se Bashkimi Europian duhet të rimendojë rregullat e funksionimit të tij për t’a bërë atë një organizatë që funksionon më me qartësi, më me efikasitet, si dhe më të lexueshme në të ardhmen.

Presidenti Macron, konsideron, se rimendimi i këtyre rregullave duhet të kryhet në kuadrin e konferencës për të ardhmen e Europës, që pritet të dalë me konkluzione konkrete në muajin maj. “Por gjithashtu duhet të jemi politikisht më të sinqertë për kuadrin e Europës ku vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vendin e tyre. Ndaj ne duhet të rimendojmê rregullat tona të funksionimit dhe gjeografinë e Europës.

Për këtë arsye, konferenca pêr të ardhmen e Europës do të vijohet nga një konferencë mbi Ballkanin Perëndimor, ku do të mund të flitet për kêtë temë thelbësore” është shprehur presidenti francez. Duke iu referuar si “përpjekje destabilizuese” në kontinent, Macron, duke folur në cilësinë e kryesuesit të Presidencës së BE-së, tha se Evropa dëshiron të gjejë një përgjigje politike për konfliktin në Ukrainë.

Zjarr Tv Ad