“Nga zemërimi në zgjidhje”. Emmanuel Macron, ashtu si premtoi në mesazhin televiziv të 10 Dhjetorit, u ka shkruar një letër francezëve, si kanë bërë para tij dhe Miteran e Sarkozy. Një debat të madh kombëtar në të cilin për dy muaj francezët do të diskutojnë temat e mëdha që po përcajnë vendin kohët e fundit. Katër tema dhe 32 pyetje që Macron ka zgjedhur të propozojë në mënyrë të drejtpërdrejtë për qytetarët duke i garantuar se nuk ka asnjë pyetje të palejueshme dhe pse mund të mos ketë marrëveshje për çdo gjë. Por sipas tij debati do të dëshmojë se populli francez nuk ka frikë të flasë dhe të debatojë.
Macron në letrën e tij thekson se Franca nuk është një vend si të tjerët pasi padrejtësitë janë më të mëdha se kudo tjetër. Me anë të kësaj letre, ai bën apel që të mso ketë më akte dhune dhe zemërimi për pagat e ulëta të transformohet në zgjidhje. Presidenti francez propozoi si temë të parë atë të taksave, cila taksë duhet të ulet para të tjerave, si dhe eliminimin e shërbimeve publike që nuk janë më të nevojshme, në mënyrë që të krijohen të reja. Vendet ku do të zhvillohet ky debat, nëse do të pranohet nga francezët janë interneti dhe bashkitë.