Macron mban fjalimin e fitores: Nuk jam më kandidat, por President i të gjithëve

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Nga sot e tutje unë nuk jam kandidati i njërit kamp, por jam presidenti i të gjtihëve”, kështu e nisi fjalimin e tij të fitores, Emanuel Macron, i cili është konfirmuar për mandatin e dytë si President i Francës.

Macron mundi kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, në raundin e dytë të zgjedhjeve.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Macron parakaloi me një ecje të gjatë drejt podiumit, ndërkohë që u takua dhe përshëndet me mbështetës dhe bashkëpunëtorë të tij.

Gjatë fjalimit, Macron iu drejtua votuesve të Le Pen, duke thënë se është përgjegjësi e tij për të adresuar edhe shqetësimet e tyre.

Presidenti deklaroi se po mendon edhe për të gjithë ata që abstenuan dhe refuzuan të zgjedhin, duke u zotuar të bashkojë vendin, të cilin e clësoi, “të ndarë”.

“Unë do të punoj për një shoqëri më të drejtë dhe për barazi mes grave dhe burrave. Ne duhet të tregojmë respekt, sepse vendi ynë është kaq i ndarë, askush nuk duhet të lihet mënjanë”, deklaroi ai.

Macron adresoi edhe luftën në Ukrainë.

“Lufta në Ukrainë tregon se ne po jetojmë në kohëra tragjike”, deklaroi ai.

Zjarr Tv Ad