Macron propozon një konferencë donatorësh për Shqipërinë pas tërmetit

0
2

Presidenti francez, Emmanuel Macron propozoi sot organizmin e një konference ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë që të përballojë shkatërrimet nga tërmeti, që shkaktoi 51 viktima.

“Është e nevojshme një konferencë solidariteti me Shqipërinë”, deklaroi Macron, pas samitit të NATO-s, në Londër.

Sipas tij, kjo konferencë synon të mobilizojë partnerë publikë e privatë, për të organizuar rindërtimin pas tërmetit, që la rreth 5 000 të pastrehë. Më 30 nëntor, Kryeministri Edi Rama falënderoi ekipet e shpëtimit, që erdhën nga jashtë vendit, veçanërisht nga Franca, për të ndihmuar në përballimin e pasojave të tërmetit me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter.