Macron provokon me “një ushtri të përbashkët europiane kundër Turqisë”

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje të mërkurën Europës të bashkohet në një ushtri të përbashkët, për t’u mbrojtur kundër Turqisë.

Në një deklaratë të guximshme, kreu i Elizesë pretendoi se Brukseli duhet të kishte mjetet e nevojshme për të përballuar fuqitë armike si Ankaraja dhe Moska në të ardhmen. Duke theksuar nevojën për një ushtri europiane, Macron deklaroi në një intervistë se shumica e shteteve janë në favor të propozimit, për shkak të konflikteve të shumta brenda NATO-s. Duke mos i fshehur tensionet e ndezura mes Parisit dhe Ankarasë ai këmbënguli që BE duhet të jetë e ashpër si me Rusinë dhe Turqinë në mënyrë që të mbrojë vendet anëtare në frontin e betejës.

Franca dhe Turqia ishin pranë një incidenti të mirëfilltë ushtarak pas operacioneve të saj energjetike në Mesdheun Lindor, ku të dyja vendet dërguan anije ushtarake. Gjatë një interviste zyrtari francez rrëfeu se: “Ne ishim aq keq në marrëdhëniet me Turqinë, saqë i kërkuam NATO-s, SHBA-së dhe disa shteteve anëtarë të ishin në gatishmëri”.

Por sipas tij, as Franca dhe as vendet e Mesdheut Lindor nuk kishin shpresa se BE-ja kishte fuqi për të negociuar këtë krizë.

“BE po mëson se ka disa fuqi në kufijtë e saj si Rusia dhe Turqia nuk janë aq të këndshme”, u shpreh disa ditë më parë Clement Beaune, ministri francez për Europën. “Pra, ne duhet të bashkohemi dhe të zhvillojmë mjete që nuk i kemi në këtë fazë. Unë mendoj se Franca po udhëheq rrugën në këtë drejtim dhe risia është se ne nuk jemi vetëm. Shumë vende të BE-së kanë kuptuar që na duhet jë ushtri e përbashkët për t’u mbrojtur nga armiqtë e jashtëm, gjë që është një hap i parë i madh.”

Zyrtari francez gjithashtu vlerësoi nënkryetarin e Komisionit të BE, Josep Borrell për paralajmërimin e Turqisë me sanksione ekonomike. Ai gjithashtu këmbënguli se Franca e kishte paralajmëruar qartë Turqinë se është e gatshme të veprojnë nëse ka ndonjë provokim tjetër.

“Sa më i dobët të jesh, aq më i fortë është tjetri”, deklaroi ministri.

Tensionet mes Turqisë dhe Francës arritën kulmin pasi Ankaraja dërgoi një anije për kërkimin e naftës dhe pesë luftëanije pranë ujërave greke. Disa javë më parë dy anije turke dhe franceze ishin përfshirë në një incident pranë Libisë.

Presidenti Macron nuk i ka kursyer sulmet ndaj Ankarasë, duke pretenduar se Turqia meriton një qeveri më të mirë dhe se BE duhet të jetë e bashkuar kundër Presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Në mënyrë që të mbështeste Greqinë, marina franceze u dërgua për të ndihmuar shoqërimin e anijeve turke larg ujërave territoriale.

Macron ka qenë zëri më këmbëngulës për krijimin e një ushtrie europiane, për t’u mbrojtur kundër shteteve armike. Ai po e sjell sërish në vëmendje këtë çështje, për të rritur presionin ndaj presidentit Erdogan, pasi Franca, Greqia dhe Turqia janë të tria pjesë e NATO-s. Përveç thirrjes për një ushtri europiane, Presidenti Francez ka qenë gjithashtu një kritik i fortë i NATO-s.

Zjarr Tv Ad