Madona po haset me probleme shëndetësore, çka bëri që këngëtarja të shtynte turneun botëror.
Duket se problemet shëndetësore janë serioze pasi të afërmit e këngëtares për “DailyMail” janë shprehur se “jemi përgatitur për më të keqen”.
Këngëtarja 64-vjeçare,, u gjet pa ndjenja të shtunën, u dërgua në spital, ku mjekët vazhduan me intubimin e saj.
“Në ditët e fundit, askush nuk e dinte se çfarë drejtimi do të merrte shëndeti i saj dhe familja e saj po përgatitej për më të keqen,” tha i afërmi i Madonna-s , i cili e përshkroi shtrimin në spital si një “thirrje zgjimi” për këngëtaren e njohur, e cila beson se është e pathyeshme duke bërë përgatitje për turneun pa i dhënë pushim vetes.
“Kjo është arsyeja pse askush nuk tha asgjë që nga e shtuna. Të gjithë menduan se mund ta humbnim dhe ky ishte realiteti”, shtoi i njëjti i afërm.
Sipas tij, shtrimi i papritur i Madonës në spital bëri bashkë familjen e saj dhe i kujtoi asaj se “ajo nuk po bën jetën e shëndetshme që duhet për moshën e saj”.