Madonna: Instagram i bën njerëzit të ndihen keq

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Madonna ka kritikuar Instagram, që sipas saj skllavëron njerëzit në përpjekje për të fituar miratimin e të tjerëve.

Diva e popit, e cila ka pothuajse 14 milionë ndjekës në Instagram, vuri në qendër të vëmendjes efektet e dëmshme që rrjeti social ka, veçanërisht tek të rinjtë.

“Ti fillon duke krahasuar veten tënde me të tjerët. A duhet të jetë kështu, të veprosh kështu, të dukesh kështu?”-tha Madonna për The Sun. “A do më bënte më popullore apo më të suksesshme? Njerëzit janë bërë skllevër për të fituar miratimet e tjera.”

60-vjeçarja shtoi se: “Unë mendoj se Instagram është krijuar për t’ju bërë të ndiheni keq.”

Rrjetet sociale pritet që së shpejti të ndeshen me ligje më të forta mes shqetësimeve në rritje në lidhje me sigurinë e fëmijëve në internet, ku kompanive u kërkohet ti japin përparësi mbrojtjes së përdoruesve duke i vënë mbi interesat komerciale.

 

Zjarr Tv Ad