Madonna në Eurovision, ja shifra marramendëse që do paguhet

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Madonna e ftuara speciale e festivalit europian të muzikës , Eurovision që do të zhvillohet në Izrael më 18 maj. Këngëtarja e njohur do të performojë vetëm dy këngë dhe do të marrë plot 1 milion dollarë.

Ajo do të këndojë një nga hitet e saj dhe një këngë të re dhe kjo e bën atë një nga rezervimet më të shtrenjta. Besohet se superstari tashmë ka rënë dakord me producentët e konkursit, sepse kënga që ajo planifikon të debutojë përmban një mesazh politik. Performanca në Eurovision do të jetë shfaqja e katërt për Madonna në Izrael. Kjo pasi nëna e gjashtë fëmijëve, ka kryer më parë koncerte në vitin 1993, 2009 dhe 2012.

 

Zjarr Tv Ad