Maduro falënderon ushtrinë për besnikërinë

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka falenderuar forcat e armatosura për qëndrimin besnik dhe luftimin e grusht-shtetit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe lideri opozitar, Juan Guaido. Gjatë një tubimi, Maduro ka thënë se ndërprerja e energjisë në Venezuelë vjen si pasojë e sulmeve kibernetike nga opozita. Fjalimi i tij erdhi pas protestave të mëdha në vend. Në qytetin Karakas, disa mbështetës të Guaidos u përleshën me policinë. Maduro ka fituar mbështetjen e ushtrisë dhe aleatëve të ngushtë, Rusisë dhe Kinës, që nga momenti kur Guaido e ka shpallur veten president më 23 janar. Qeveria e Maduros është duke u bërë çdo herë e më izoluar pasi shtetet të ndryshme e fajësojnë për krizë ekonomike që ka detyruar më shumë se 3 milionë persona të largohen nga Venezuela.

 

 

Zjarr Tv Ad