“Maestro një njeri…”/ Amos Zaharia nuk kursehet, plas skandalin për çiftin më të famshëm të momentit: Luizi manipulues, ja skema e mashtrimit që po përdor me Kiarën

0
4902
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një nga personazhet më të përfolur të ‘Big Brother VIP’ këtë sezon ka qenë edhe aktori i mirënjohur Amos Zaharia.

I njohur për transparencën e tij, së fundmi Amos ka pranuar t`i përgjigjet pyetjeve të sikletshme të moderatores Ester Bylyku, në emisionin ‘Glamour Zone’.

Ndër të tjera, Amos ka përmendur edhe mosmarrëveshjet me Kiarën dhe Luizin.

Pjesë nga biseda:

Ester Bylyku: Cili nga banorët është më mashtruesi?

Amos Zaharia: Më duhet të përmend dy, Luizi dhe Maestro, sepse të dy kanë thënë gjëra të pavërteta për mua, dhe një ndër to ishin problemet me alkoolin, të cilat unë nuk i kam.

Ester Bylyku: Po banori më manipulues?

Amos Zaharia: Padyshim që Luizi.

Ester Bylyku: Ke deklaruar që Luizi ka hyrë për të fituar Big Brother dhe jo Kiarën, ndryshe nga fjalët që ai ka thënë. Luizi tha se nëse ai fiton Kiarën, ka fituar Big Brother. A i qëndron akoma këtyre fjalëve?

Amos Zaharia: Absolutisht po, dhe ai e ka treguar edhe vet që synimi i tij është të fitojë Big Brother. Është betuar kushedi sa herë që po fitova Kiarën nuk më intereson fare kjo lojë, është betuar që kur të dalë ajo, do të dalë edhe ai. Njeriu nuk është fjala, por është vepra. Njeriu kuptohet nga ajo që bën dhe jo nga ajo që thotë.

Zjarr Tv Ad