Maguire futet në histori

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Manchester United ka arritur marrëveshjen me Leicester për të nënshkruar me qendërmbrojtësin Harry Maguire për 80 milion sterlina. 26-vjeçari pritet të përfundojë testet mjekësore në fundjavë dhe do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në botë.

Maguire do të bëhet nënshkrimi i tretë i verës i United, pas Wan-Bissaka dhe Daniel James, të cilët mbërritën nga Crystal Palace dhe Swansea respektivisht.

“Klubet kanë rënë dakord për një tarifë dhe kalimin i Maguire në Old Trafford është cështje orësh. Ai duhet duhet të kryej testet mjekësore dhe të zgjej termat financiar me United. Ai është një lojtar special, ai nuk është lojtari që ne do të dëshironim ta shisnim. Është një lojtar i klasit të lartë. Gjithashtu Maguire është një njeri i shkëlqyer”, tha trajneri i Leicester, Brendan Rodgers.

Maguire bëri 69 paraqitje në Premier League për Leicester pasi u bashkua nga Hull City në 2017-ën.

Marrëveshja do të thotë që Maguire bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, duke eklipsuar 75 milion sterlina që Liverpool pagoi te Southampton për Virgil van Dijk në janar të vitit 2018.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka lënë të kuptohet se Harry Maguire mund të mos jetë direkt titullar në skuadrën e tij të Manchester United dhe këmbëngul se lojtarët që kanë impresionuar në fazën përgatitore kanë shanse më të mëdh për të luajtur nga minuta e parë.

 

Zjarr Tv Ad