Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me Bora Muzhaqin dhe Pandeli Majkon, që thotë se janë 3 brezat në PS.
“Mos na e prish o Pandi, se do thonë ka probleme me kryetarin. Ja tre brezat, gjyshi, baba dhe vajza”, tha Rama, pasi doli në foto me Pandeli Majkon dhe Bora Muzhaqin.
Majko fillimisht hezitoi të dilte në foto, por pas ngulmimit të Ramës, shkoi për foton me kryeministrin dhe Bora Muzhaqin.
Edi Rama: Një fotografi këtu, 3 breza, veteranët, të mesmit dhe rinia, hajde pra.
Pandeli Majko: Jo, jo faleminderit!
Edi Rama: Ç’është ky?! Mos na e prish mo se jemi dhe live. Jemi live o Pandi, dhe do thonë pastaj ka probleme me kryetarin. Ja të kemi një fotografi të 3 brezave.
Pandeli Majko: Po ky është më i madh se unë o burrë (për Ramën, plasin të qeshurat)
Edi Rama: E kemi kështu, 3 brezat e socialistëve ju thonë vetëm përpara, kurrë mbrapa! Gjyshi, baba dhe mbesa.