Majko tregon nëse do të realizohet votimi i emigrantëve më 25 Prill

0
209
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Diasporës Pandeli Majko përmes një interviste hodhi dritë mbi situatën aktuale parazgjedhore dhe mundësitë e votimit të emigrantëve në zgjedhjet e 25 Prillit.

Majko u shpreh se puna në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për votimin e emigrantëve është bllokuar nga përfaqësuesit e opozitës të cilët nuk aprovojnë miratimin e akteve nënligjore përkatëse.

Majko thekson se këto akte nuk miratohen nga ana e përfaqësuesve të opozitës pasi ata mendojnë se votimi i emigrantëve do të preceptohet si një sukses i mazhorancës, ndërkohë që është një sukses i Shqipërisë.

“Pyetja që shtrohet se nuk është si por është kur. Në informacionet që kam unë që nga janari në KQZ  kanë qenë gati aktet nënligjore, siç e kërkon ligji i Kodit Zgjedhor i miratuar në qershor të vitit të kaluar,  por për shkak të arsyetimeve të ndryshme gjërat u zvarritën pasi pala e propozuar nga opozita nuk i ka miratuar.

Megjithatë ne organizuam disa tryeza të rrumbullakta  ku ftuam edhe përfaqësues të organizatave në Diasporë. Në fund fare përpara dy javëve përfaqësuesi i Partisë Demokratike dhe ai I LSI-së kërkuan 48-orë kohë për të shprehur opinionin në lidhje me aktet nënligjore që i kishte dërguar Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve partive politike.

Zjarr Tv Ad