Majlinda Bregu në Beograd: Forcimi dhe roli i gruas

0
52

Majlinda Bregu, sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit ka marrë pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd për të diskutuar rreth problemeve me të cilat përballen gratë në Ballkan.

“Ne nuk mund të flasim për barazi gjinore dhe të drejtat e njeriut për gratë, fëmijët e të cilave vuajnë nga uria. Nuk mund të flasësh për barazi gjinore, forcim të rolit të gruas dhe sa e mrekullueshme mund të jetë bota nëse më shumë gra do të marrin pozicione drejtuese nëse ajo grua po numëron qindarkat e fundit deri në fund të muajit. Fuqizimi I grave arrihet nëpërmjet pasurimit të tyre dhe sinqerisht nuk di nëse dikush mund të më japë përgjigjen e saktë se si mund t’I pasurojmë gratë nëse ato nuk janë në punë. Prandaj nëse duam që gratë të bëjnë progres, duhet të jemi të vëmendshëm t’u ofrojmë mundësi punësimi. Në të njëjtën linjë me këtë, duhet jo vetëm arsim por edukim financiar dhe aftësim sipas nevojave të tregut për gratë dhe vajzat e reja.”