Majlindja Bregu, është shprehur se; për herë të parë, do të nxirren të dhënat për nivelin e papunësisë, në rang Ballkani Perëndimor në një Observator. Bregu tha se; këto të dhëna, janë të regjistruara, nga Marsi deri në Nëntor.
Postimi i Bregut:
“Për herë të parë të dhënat për nivelin e papunësisë në rang Ballkani Perëndimor në një Observator! https://t.co/VmJsSqToin . 177 mijë të papunë të rinj në rajon janë regjistruar nga Marsi- Nëntor. Të dhënat na ndihmojnë të kuptojmë se ku duhet ndërhyrë me urgjencë, kujt i duhet dhënë ca më shumë dorë, dhe çfarë profesionesh duhen zëvendësuar, cilët sektorë duhen mbështetur më shpejt e si po përballen me pasojat e pandemisë ekonomitë tona.
Ky është një rast ku shifrat duken si serial Netflix-i, ndaj ju ftoj ta lexoni artikullin link in bio dhe pse jo të na nisni ide dhe sugjerime.”, – kështu ka shkruar Majlinda Bregu.