“Majlinda Bufi po kthehet koka e trafikut të drogës”, Berisha publikon mesazhin: Kryebashkiakia e PS-së urdhëroi lirimin e nipit që u kap me kanabis

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Artur Bufi, 35-vjeç u procedua penalisht pasi u kap me lëndë narkotike drogë në makinat e bashkisë që përdorej për transportin e kryetares së Bashkisë së Roskovecit gjatë ushtrimit të detyrës. 35-vjecari është nipi i bashkëshortit të kryetares Majlinda Bufi, njëkohësisht edhe  shofer i bashkisë së Roskovecit.

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit digjital në rrjetin social Facebook duke thënë se Bufi liroi me udhër të lartë shoferin që u kap me 85 kg kanabis në automjet.

“Ajo me makinen e saj transporton droge hashash nga Skrapri drejt bregdetit te Semanit dhe me pas niset me skaf drejt Italise. Majlinda Bufi po kthehet koka e trafikut te droges se bashku me shoferin e saj qe e ka nip te burrit. Nipi Arben Bufit”, thotë qytetari digjital në mesazhin drejtuar Berishës. Ai shton se për ngjarjen e fundit ka informacion i gjithë Roskoveci, ndërsa policia hesht.

Postimi i plotë i Berishës: Ndrikull droga e Roskovecit ne krye te trafikut te hashashit se mbjellur ne Skrapar! Narkopolicia fsheh krimin! Ajo fsheh arrestimin ne flagrance te shoferit te saj me ngarkese 85 kg kanabis dhe liron me urdher nga larte shoferin.

Doktor Pershendetje! Majlinda Bufi spo kontrollon gjithe trafikun e Droges ne zonen Fier dhe Berat. Ajo me makinen e saj transporton droge hashash nga Skrapri drejt bregdetit te Semanit dhe me pas niset me skaf drejt Italise. Majlinda Bufi po kthehet koka e trafikut te droges se bashku me shoferin e saj qe e ka nip te burrit. Nipi Arben Bufit.

Policia e Fierit ka arretuar ne flagrance shoferin e Majlinda Bufit, Artur Bufin mbasi po transportonte 85 kg kanabise me makine , kete ngjarje e di i gjithe Roskoveci por policia e mban te fshehur. Shoferi i Majlinda Bufit ka deklaruar sot se eshte perdorues dhe eshte liruar sot me urdher nga lart por nderkohe e verteta eshte ndryshe. Te lutem anonim Z. Berisha!

Zjarr Tv Ad