Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka kërkuar nga përfaqësuesja e Ministrisë së Mbrojtjes në Komisionin e Ligjeve informacion në lidhje me rastin e majorit shqiptar që u kap me shtëpi bari. Kjo e fundit u shpreh se përgjegjësia është individuale dhe se në lidhje me këtë rast do të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë. Bardhi e kundërshtoi këtë argument duke shtuar se në këtë rast Ministria e Mbrojtjes duhet të kishte pranuar dështimin.
Pjesë nga replikat
Gazment Bardhi: Gjatë këtyre dy ditëve të fundit opinioni publik është njkohur me një rast të rëndë të një oficeri të ushtrisë shqiptare me misionin e NATO-s në Holandë. Pasi mbaronte punën dhe hiqte veshjen e tij ushtarake ishte i angazhuar për trafik të lëndëve narkotike. Ky është një rast që duhet të kërkonin informacione për këtë çështje. Zinxhiri i ministrisë së Mbrojtjes ka dëshuar. Ne kemi çuar në Holandë një ushtarak të përfshirë në trafik droge. Ka pasur një deklaratë të ministrisë së Mbrojtjes që nuk sqaronte asgjë por thoshte vetëm që i ka bërë thirrje ushtarakut të kthehet në atdhe ndërkohë që ai është në burg për shkak se ishte administrator i një shtëpie bari.
Dua të di a ka pasur ministria e mbrojtjes informacion për veprimtarinë kriminale. Çfarë veprimesh janë kryer. A keni informacione për përfshirje të zyrtarëve të tjerë ushtarakë në veprimtari të tilla. Sa ndikon kjo çështje në raportin tonë me NATO-n? Ju keni një shërbim informativ ushtarak dhe ndërkohë oficerët që i çoni me mision paraditen veshin uniformën dhe pasditen merren me shtëpi bari
Klotilda Bushka: Zoti Bardhi nuk keni lënë lajm gazetash pa lexuar. Nuk lini asnjë rast pa e bërë ju gjyqtarin dhe prokurorin. Çfarë lidhje ka kjo me ligjin për policinë ushtarake. Zonja Bici kini parasysh se rendi i ditësh për policinë ushtarake.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Mbrojtjes: I nderuar deputet FA të Shqipërisë nuk mund të identifikohen me një rast të vetëm të tillë që ka ndodhur. Do ndiqen të gjitha hapat ligjorë dhe përgjegjësia është individuale.
Gazment Bardhi: Unë nuk solla lajme gazetash. Ka dy deklarata zyrtare të ministrisë sës Mbrojtjes. Unë i konsideroj qëndrime të institucioneve shqiptare. Kjo nuk është përgjegjësi personale por dështim total i shërbimit ushtarak përfshirë edhe shërbimin informativ ushtarak. Këtë historinë e përgjegjësisë personale lërjani dikujt tjetër. Këtu ka dështim. Nuk është rasti i vetëm. E mbani mend rastin e ushtarakut që trafikonte lëndë narkotike me helikopter dhe u zbulua vetëm pasi u prish helikopteri.
Klotilda Bushka: Këto nuk janë çështje të rendit të ditës. Organet përgjegjëse kanë rolin e vet.
Gazment Bardhi: Të mos thonë është përgjegjësi personale. Të thonë që ka dështuar.
Klotilda Bushka: Zoti Bardhi dakord ky është qëndrimi juaj. Nuk mund të merrni peng mbledhjen e komisionit. Ne duhet të përmbahemi në rregullore për të diskutuar për rendin e ditës.
Pandeli Majko: Zoti Gazi i përket atij brezit që nuk e ka kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me të gjithë piramidën e forcave të armatosura. Mendoj që projektligji i ka dhe pikat përkatëse. Mendoj që janë propozime me vend pasi mund të ketë një keqinterpretim.