Makina bie në humnerë, humb jetën 17-vjeçari në Bulqizë, plagoset një tjetër

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Trebisht, në Bulqizë.

Paraprakisht mësohet se një automjet ka rënë në greminë dhe si pasojë dyshohet se ka humbur jetën një 17 vjeçar me inicialet F. P., ndërsa ka mbetur i plagosur një 20 vjeçar me inicialet E. T., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Bulqizë/ Informacion paraprak:

Rreth orës 17.00, në Trebisht, Bulqizë ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën shtetasi F. P., 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi E. T., 20 i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Zjarr Tv Ad