Makina bie nga disa metra lartësi në Dajt, plagoset shoferi dhe pasagjerja

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme afër hyrjes së Parkut të Dajtit, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga disa metër lartësi.

Për pasojë janë plagosur drejtuesi i mjetit A.LL, 33 vjeç dhe pasagjerja në mjet shtetasja J. J., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 29.08.2021, rreth orës 17:10, afër hyrjes së Parkut të Dajtit, shtetasi A. Ll., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja J. J., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Zjarr Tv Ad