Makina del nga rruga dhe përplaset me një automjet tjetër, dy të plagosur

0
886
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident me dy të plagosur është regjistruar ditën e djeshme në Tropojë ku një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një makinë tjetër.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor B.Curri-Qafë-Morinë, në vendin e quajtur “Kthesa e Lugut të thatë”, ku Osman Brati, 58 vjeç, banues në Golaj, Has duke drejtuar automjetin tip “Volzwagen”, nën efektin e alkoolit ka humbur kontrollin mbi automjet dhe është  përplasur me automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin Xh.S.

Për pasojë janë plagosur shtetasit: Osman Brati, drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spitalin e B.Currit, si dhe pasagjeri, B.XH., 67 vjeç, banues në Krumë, Has, i cili është dërguar në Spitalin e Tiranës, të dy jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit “Volzwagen”, Osman Brati, ndërsa materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat  penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

Zjarr Tv Ad