Makina e mbushur plot me drogë, kapet i riu në kufirin greko-shqiptar

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi u zbulua se e kishte mbushur makinën plot me drogë.

Ai u ndalua gjatë kontrolleve në kufirin greko-shqiptar, ndërsa në pranga ra një 24-vjeçar.

Brenda në makinë u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta me 36 pako që përmbanin 60 kg 940 gram marijuanë.

Bashkë me to u sekuestrua celulari me 1 kartë SIM dhe 95 euro.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 620 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria.

Zjarr Tv Ad