Makina e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy është përfshirë në një aksident në Kiev.

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i Zelenskyt, Serhii Nykyforov me anë të një postim në Facebook.

Mësohet se Zelensky ka qenë duke udhëtuar në Kiev, ku një makinë është përplasur me mjetin e presidentiti. Kreu i ukrainës ka marrë plagë të lehta, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autoritetet ukrainase po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

“Në Kiev, një makinë është përplasur me makinën e Presidentit të Ukrainës dhe shoqëruesve të tij. Mjekët që shoqëronin kreun e shtetit i dhanë ndihmën e parë drejtuesit të makinës dhe e dërguan në ambulancë. Presidenti u ekzaminua nga një mjek dhe nuk u konstatua asnjë lëndim serioz. Policia po heton rrethanat e aksidentit” shkruan Reuters.

Zjarr Tv Ad