Makina e spiunëve rusë fiton ‘lirinë’

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Makina e sekuestruar e rusëve dhe ukrainasit që u ndaluan në uzinën e Gramshit ka dalë nga sekuestro dhe ditën e sotme është parkuar përpara SPAK nga avokati i shtetasve që ndodhen në arrest me burg.

Kujtojmë që dy rusët dhe një ukrainas u ndaluan pasi hynë brenda në uzinën e Gramshit ne muajin gusht për të bërë foto ambienteve. Ata u dyshuan si spiunë dhe aty ka ndodhur arrestimi i tyre.

Pas arrestimit shtetasi rus Mikhail Zorin u ka thënë efektivëve se për fotot është kontaktuar nga agjentë rus të cilët kishin interes në pamje të uzinave ushtarake. Ai nuk ka treguar emra apo të dhëna të agjentëve që i kanë kërkuar pamjet.

Grupi i tyre ka qenë në shumë vende nga ku kanë fotografuar, pamje të cilat janë sekuestruar nga policia.

Mbi këta shtetasit rusë Mikhail Zorin, 23 vjeç, Zvetlana Timofeeva,33 vjeçe dhe ukrainasit Fedis Alpatov, 25 vjeç rëndojnë akuzat për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informacioneve sekrete” dhe “Sigurimi i informatave”, të gjitha të kryera në bashkëpunim.

Zjarr Tv Ad