Makina kthehet përmbys: Aksidentohen Bruno dhe Mir Vathi i “Three Dots”

0
201
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy këngëtarët shqiptarë, pjesë e grupit “Threedots”, Bruno dhe Mir Vathi kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Burime për News31.al bëjnë me dije se Bruno dhe Miri ishin nisur për një koncert drejt qytetit të Korçës në momentin që janë aksidentuar.

Dyshja, të njohur edhe si bashkëpunëtorët e producentit Flori Mumajesi kanë mbetur të plagosur, pasi automjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga në Maliq dhe është kthyer përmbys.

Të njëjtat burime tregojnë se për fat të mirë edhe Bruno edhe Miri janë jashtë rrezikut për jetën. Ata ndodhen aktualisht në një nga spitalet e Tiranës ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

Zjarr Tv Ad