Makina përfundon në liqenin e HEC-it të Banjës

0
172
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e mesditës së sotme në Gramsh.

Raportohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqenin e HEC-it të Banjës.

Ngjarja ka ndodhur në një sheshpushim. Deri tani mësohet se nga liqeni është nxjerrë trupi i pajetë i një personi. Viktima është rreth 50-vjeç.

Zjarrfikësit po punojnë për nxjerrjen e makinës nga uji.

Nuk dihet ende sa persona kanë qenë në makinë.

Zjarr Tv Ad