Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të liqeni në fshatin Mursi të Sarandës.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti “Benz-2500” me drejtues shtetasin O.M, 21 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka goditur 3 këmbësorë.
Si pasojë e goditjes, shtetësia me inicialet L.B., 35 vjeçe ka ndërruar jetë në vend ndërsa dy shtetasit e tjerë S.S., 33 vjeç dhe G.S., 38 vjeç, kanë mbetur të dëmtuar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe priten informacione të tjera rreth shkaqeve të këtij aksidenti.