Makina përplas fëmijën 8 vjeç para shkollës në Skrapar, i mituri ka dëmtime të rënda

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Skrapar, ku një makinë ka përplasur një fēmijë 8-vjeç përpara shkollës 9-vjeçare.

Sipas burimeve për SYRI-n, fëmija po transportohet drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Ka qënë mjeti tip Ford me targa AA 579 OD që e ka goditur fëmijën kur po kalonte me vrap rrugën për të hyrë në shkollë.

I plagosuri Denis Gazmit Dyrmishi, nxënës i klasës së dytë në shkollën 9-vjeçare të Skparaprit, është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku raportohet se ka dëmtime të rënda në të dyja këmbët.

Sipas mjekëve të Spitalit Rajonal të Beratit, fëmija aktualisht ndodhet në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat të shumta policie,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes, për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit.

Burimet policore konfirmojnë se drejtuesi i mjetit Anuel Bregu, 44-vjeç,është shoqëruar në polici,kur edhe do të merret në pyetje në lidhje me aksidentin.

Zjarr Tv Ad