Makina përplas motorin, raportohet një i vde.kur dhe një i plagosur

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mëngjesit në aksin rrugor Levan-Tepelënë. Një makinë ka përplasur një motor.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person ndërkohë që një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në fshatin Kafaraj të Fierit.

Personi i mbetur i plagosur nga aksidenti është dërguar në Spitalin e Fierit.

Ai është marrë një nga ambulancë që po kalonte rastësisht në vendngjarje.

Zjarr Tv Ad