Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të zonës të Tregut Elektrik, ku mjeti me drejtues shtetasin F.S ka aksidentuar shtetasen P. C., e cila si pasojë është dëmtuar.
Menjëherë është dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.08.2022, në afërsi të Tregut Elektik, mjeti me drejtues shtetasin F. S., ka aksidentuar shtetasen P. C., e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.