Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një 61 vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur për vdekje nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:10 në aksin rrugor Shënkoll-Tale.
Policia po heton për të percaktuar shkaqet e aksidentit tragjik.
Informacion paraprak i Policisë
Sot, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Shënkoll – Tale, shtetasi A.I. 37 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip BMË, ka aksidentuar shtetasin këmbësor D.V. 61 vjeç, banues në Tale, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.